Home Lifestyle Sekretet për një fytyrë të bukur në dimër, ja çfarë duhet të bëni
Sekretet për një fytyrë të bukur në dimër, ja çfarë duhet të bëni
0

Sekretet për një fytyrë të bukur në dimër, ja çfarë duhet të bëni

0
0

Stina e dimrit bashkë me temperaturata e ulëta, sjell edhe një sërë problemesh sa i takon lëkurës sidomos nëse nuk përkujdeseni siç duhet.

Më konkretisht për të patur një lëkurë të bukur dhe sidomos për ta mbrojtur atë nga temperaturat e ulëta duhet të tregon më shumë kujdes së zakonisht.

Kështu për një fytyrë më të pastër sidomos gjatë dimrit duhet të tregoni kujdes me dietën duke konsumuar 3 deri në 4 litra ujë në ditë si dhe fruta dhe perime të cilat duhet të jenë të pandara në dietën tuaj.

Përdorimi i kremit hidratues në të gjithë lëkurën dhe veçanërisht në fytyrë dhe duar, duket të jetë i pashmangshëm sidomos në ditët e ftohta të dimrit, kur edhe lëkura e yndyrshme ka tendencën të thahet.

Përdorimi i vajrave është gjithashtu shumë i rëndësishëm dhe veçanërisht vaji i kokosit për fytyrat e thata. Kjo do ti japë fytyrës tuaj më shumë butësi.

Një tjetër produkt i rëndësishëm që nuk duhet ta harroni asnjëherë në dimër është edhe zbutësi i buzëve që do ti mbajë buzët tuaja të buta.

Link: https://food.ndtv.com/beauty/8-winter-beauty-tips-for-your-skin-hair-and-lips-1639452

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/woman-in-grey-long-sleeved-shirt-2787341/