Home Lifestyle 5 karakteristikat e fëmijëve të zgjuar, ja ku ndryshojnë nga të tjerët
5 karakteristikat e fëmijëve të zgjuar, ja ku ndryshojnë nga të tjerët
0

5 karakteristikat e fëmijëve të zgjuar, ja ku ndryshojnë nga të tjerët

0
0

Disa fëmijë dallojnë që në moshë të vogël që kanë dhunti dhe janë më të zgjuar se moshatarët e tyre.

Që në moshë të vogël ata shfaqin interes për gjëra që i përkasin një moshe më të madhe dhe kanë disa veçori që mund ti dalloni menjëherë.

Konkretisht fëmijët me një nivel më të lartë IQ se të tjerët manifestojnë veçoritë e mëposhtme.

  1. Janë njohës

Një fëmijë i tillë tregon gjithmonë interes për zgjidhjen e problemeve. Ata fillojnë të lexojnë që në moshë të re dhe kanë një fjalor më të zgjedhur se moshatarët e tyre.

  1. Janë Kreative

Këta fëmijë kanë një imagjinatë dhe fantazi më të zhvilluar se të tjerët. Ata kanë tendencën të krijojnë, shpikin edhe gjëra që dikujt tjetër në moshë edhe më të madhe ndoshta nuk do ti shkonte mendja.

  1. Janë afektive

Fëmijët me një inteligjencë më të lartë se të tjerët, janë gjithashtu shumë të ndjeshëm, ata janë më emocionalë se të tjerët dhe krijojnë më lehtë empati me njerëz të të gjitha moshave.

  1. Janë entuziastë

Këta fëmijë janë gjithashtu shumë entuziastë dhe plot energji pozitive për të mësuar gjithnjë e më shumë. Ata gjithashtu kur kanë interes në një teme të caktuar kanë tendencën të mësojnë gjithçka rreth saj.

  1. Kanë dhunti të fshehura

Fëmijët e zgjuar kanë gjithashtu edhe dhunti të fshehura, të cilat kur i shpalosin mund të të habisin këto. Ata kanë karakteristika të veçanta që i dallojnë nga bashkëmoshatarët dhe për këtë arsye duhen trajtuar me kujdes dhe nëse e shihni të arsyeshme mund të flisni edhe me një specialist për të parë se ku mund ti përqëndroni më tepër dhuntitë e tij.

Link: https://www.bestvalueschools.com/lists/5-characteristics-of-a-gifted-child/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/boy-holding-block-toy-1598122/