Home ShowBiz Dafina dhe Dj Geek zyrtarizojnë lidhjen, çifti hedh hapin e rëndësishëm
Dafina dhe Dj Geek zyrtarizojnë lidhjen, çifti hedh hapin e rëndësishëm
0

Dafina dhe Dj Geek zyrtarizojnë lidhjen, çifti hedh hapin e rëndësishëm

0
0

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Dj Geek tashmë prej kohësh janë në një lidhje së bashku dhe këtë e konfirmuar përmes fotove dhe komenteve gjithë dashuri për njëri tjetrin.

Por duket se ata të dy e kanë bërë lidhjen edhe më serioze, kjo pasi këngëtarja është prezantuar me familjen e partnerit e madje ka filluar të dalë me ta.

Në një video të postuar në instagramin e saj Dafina shihet teksa poston një video ndërsa po ecën në rrugë dhe prapa saj shohim Dj Geek me të ëmën përkrahu, ndërsa në krah të Dafinës është motra e tij.

Dafina është duke bërë videon dhe shihet mjaft e lumtur, po ashtu edhe e ëma e partnerit të saj.

Këngëtarja dhe DJ, thuhet se janë bashkë prej mëse një viti, por vetëm tani e kanë bërë publike lidhjen e tyre.

Link: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B81s7PCBvP-/