Home ShowBiz Modelja e pranon publikisht lidhjen me Robert Berishën, Nuk jetoj dot me një gënjeshtër”
Modelja e pranon publikisht lidhjen me Robert Berishën, Nuk jetoj dot me një gënjeshtër”
0

Modelja e pranon publikisht lidhjen me Robert Berishën, Nuk jetoj dot me një gënjeshtër”

0
0

Në shtator të vitit që shkoi disa foto të Robert Berishës dhe modeles shqiptare Jessika Kadiu në Turqi ndezën thashethemet për një lidhje mes tyre.

Por në atë kohë këngëtari mohoi gjithçka duke thënë në një intervistë se ishte në Turqi me një grup miqsh dhe në moment u gjend vetëm me modelen, por mes tyre nuk kishte asnjë gjë përveçse miqësi.

Mesa duket gjërat nuk kanë qenë tamam ashtu pasi modelja përmes një shkrimi të gjatë në instagram e ka pranuar lidhjen me Robertin duke theksuar ndër të tjera se nuk e kupton përse duhet mbajtur e fshehtë një gjë e tillë.

“Po është e vërtetë që kam qenë në një lidhje me Robert Berishën dhe nuk e kuptoj përse gjërat duhet të mbahen të fshehta sikur të jemi duke bërë ndonjë krim. Personalisht mendoj që ka një diferencë të madhe midis të mbajturit diçka private dhe sekrete. Njerëzit do të gjykojnë gjithmonë dhe dikush do të mallkojë. Kjo nuk mund të ndalet. Figurat publike harojnë që janë njerëz gjithashtu dhe kanë nevojë për dashuri, edhe ata bëjnë gabime si kushdo tjetër. Ne kemi vetëm një jetë dhe unë nuk mund të jetojë një gënjeshtër…Ky stil jetesë shkatërron çdo gjë të bukur. Shpresoj që një ditë gjërat të ndryshojnë dhe ne të jemi sërish bashkë. Edhe nëse nuk do të jemi të uroj gjithë të mirat. Të dua tani dhe do të të dua gjithmonë”, shkruan Jessica në statusin e saj, shoqëruar me një zemër.

Mesa duke ata kanë patur një lidhje vitin që shkoi por që tashmë ka përfunduar.

Modelja e shoqëron statusin me një foto ku pozojnë së bashku, ndërsa në një reagim të tretë sqaron se nuk ishte ajo shkaktarja e ndarjes mes tij dhe Norës, pasi lidhja e tyre nisi shumë kohë pas ndarjes.

jess kadia

jess

jessss

Link: https://www.instagram.com/jesskadiu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bla-xiZlEKh/