Ajo është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes që pas ndarjes nga Mozzik.
Të shumta kanë qënë zërat për një histori të re dashurie në jetën e saj, por në fakt Loredana nuk ka pranuar asnjë gjë pavarësisht se foto e komente të ndryshme kanë ngjallur vazhdimisht dyshime.
Këngëtarja është sot jo vetëm e suksesshme, por edhe mjaft simpatike, por ja si duket vite më parë kur ishte e vogël.
Ajo vetë ka shpërndarë në instagram një foto të vjetër kur ishte fëmijë dhe pozon së bashku me vëllain.
Këngëtarja duket si një çun i vogël, por shumë e këndshme, me tipare të rregullta dhe shumë e ëmbël.
Megjithatë duhet pranuar se Loredana fëmijë nuk ngjan me Loredanën tani e nëse këtë foto do e hidhte dikush tjetër nuk do ta kuptonin asnjëherë që ky fëmijë i ëmbël është Loredana.
Link: https://www.instagram.com/loredana/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8t-myIl4Fe/