Home ShowBiz E papritur! Kelvi lë në mes të sezonit emisionin e mëngjesit, ja kush e zëvendëson
E papritur! Kelvi lë në mes të sezonit emisionin e mëngjesit, ja kush e zëvendëson
0

E papritur! Kelvi lë në mes të sezonit emisionin e mëngjesit, ja kush e zëvendëson

0
0

Pas largimin nga “Pop Culture” ku ishte bashkëprezantues me Dojna Memën, Kelvi Kadilli nisi një projekt të ri në “Ora Neës” nën drejtimin e emisionit të mëngjesit këtë herë me Arjola Shehun.

Por duket se moderatori është larguar edhe nga ky format në mes të sezonit.

Arjola Shehu ka njoftuar në instagram se nga e hëna do ta shohim tek emisioni i mëngjesit me një tjetër moderator dhe jo më me Kelvin.

Ajo ka postuar në instagramin e saj një foto me Arjon Muçën me të cilin do të drejtojë emisionin e mëngjesit në “Ora Neës”.

Ndërsa Kelvi ka njoftuar se emisioni i sotëm ishte puntata e tij e fundit, pasi do të largohet nga televizioni për t’ju bashkuar pasioneve të tjera të tij që kanë të bëjnë me fushën e biznesit.

Emisioni do të vazhdojë po njësoj nga e hëna në të premte në të njëjtin orar me të vetmin ndryshim që nuk do të jetë më Kelvi bashkëprezantues me Arjolën por Arjoni.

https://www.instagram.com/p/B9Gv6Ien9DP/

Link: https://www.instagram.com/p/B9Gv6Ien9DP/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2bkz5vn1Mv/