Home ShowBiz “Djali im një burrë i vogël”, Alketa na prezanton për herë të parë me të birin
“Djali im një burrë i vogël”, Alketa na prezanton për herë të parë me të birin
0

“Djali im një burrë i vogël”, Alketa na prezanton për herë të parë me të birin

0
0

Moderatoren e njohur e kemi parë shpesh të postojë në rrjetet e saj sociale foto e video nga më të ndryshmet kryesisht nga jeta e saj profesionale.

Jeta private ndërkaq ka mbetur e tillë, Alketa nuk ka postuar asnjëherë foto të fëmijëve apo bashkëshortit të saj duke u treguar tejet hermetike sa i takon familjes.

Por sot për herë të parë moderatorja e ka thyer këtë rregull duke publikuar një foto të të birit i cili është së bashku me të në veri të Italisë me pushime.

Moderatorja ka postuar në instastory foton me kurriz të djalit që po shikon nga dhoma pamjen fantastike të maleve me dëborë.

Djali është mbështetur tek dritarja dhe një rreze dielli ka depërtuar në dhomë duke rënë mbi të birin dhe duke e bërë foton edhe më të veçantë.

Ashtu siç thotë edhe vetë Alketa, djali i saj është një burrë i vogël pasi duket qartë që është rritur dhe ka hedhur shtat.

“Djali im është një burrë i vogël, rreze drite, bekuar nga Zoti”, shkruan Alketa në foton e të birit.

Kjo është hera e parë që ajo bën publike një foto të të birit edhe pse nuk e ka zbuluar portretin e tij.

Moderatorja është e martuar prej shumë vitesh dhe përveç djalit është gjithashtu edhe nënë e një vajze me emrin Nikol.

Alketa djali

Link: https://www.instagram.com/alketavejsiu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8_5yaRHPaK/