Home ShowBiz Modelja pranoi lidhjen me Robertin, ai dhe Nora kanë vendosur të reagojnë në këtë mënyrë…
Modelja pranoi lidhjen me Robertin, ai dhe Nora kanë vendosur të reagojnë në këtë mënyrë…
0

Modelja pranoi lidhjen me Robertin, ai dhe Nora kanë vendosur të reagojnë në këtë mënyrë…

0
0

Në shtator të vitit që shkoi mediat ngritën dyshimet për një lidhje të Robertit me modelen Jessica Kadiu, por këto zëra këngëtari i mohoi menjëherë në një intervistë të dhënë pak kohë më pas.

Mirëpo e vërteta është ndryshe, pasi ata të dy kanë qenë të lidhur dhe këtë e konfirmoi vetë modelja përmes një statusi në instagram që shkaktoi zhurmë në rrjetet sociale.

Ajo tha se ishte e lidhur me Robertin dhe se shpresonte që të riktheheshin sërish bashkë, ndërsa deklaroi se ende e donte.

Modelja sqaroi gjithashtu se nuk ishte ajo shkaktarja e ndarjes se Robertit nga Nora, pasi lidhja e tyre erdhi pasi ata ishin ndarë.

Por pavarësisht kësaj deklarate që hodhi poshtë intervistën e Robertit bërë disa muaj më parë, ky i fundit ka preferuar heshtjen.

As ai dhe as ish bashkëshortja e tij Nora nuk kanë postuar asnjë gjë lidhur me deklaratat e modeles.

Ndoshta përmes heshtjes këngëtari ka dashur thjesht të mos diskutohet më kjo çështje.

Edhe modelja duket se u pendua për deklaratën, pasi i fshiu statuset në story shumë më përpara se të mbushej 24 orarëshi.

jess kadia

jess

Link: https://www.instagram.com/p/ByNPaHLnAZo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7sxFIeJyy4/https://www.instagram.com/p/B7-dJ0RFLOC/https://www.instagram.com/p/Bfd3ha4gQ4D/