Home ShowBiz Rita vendos të kthehet në shtëpi, komenti epik i të ëmës na la pa fjalë
Rita vendos të kthehet në shtëpi, komenti epik i të ëmës na la pa fjalë
0

Rita vendos të kthehet në shtëpi, komenti epik i të ëmës na la pa fjalë

0
0

Për shkak të projekteve dhe angazhimeve të saj profesionale, këngëtarja Rita Ora është vazhdimisht në lëvizje nëpër botë dhe shumë pak qëllon të qëndrojë në shtëpinë e saj.

Ajo ka qenë së fundi në Los Angeles dhe përmes disa fotove të postuara në instagram tregon se më në fund do të kthehet në Evropë, në shtëpinë e saj dhe për këtë mezi po pret.

Fotot e saj ku shfaqet tejet sensuale kanë marrë komente nga më të ndryshmet, por ajo që na ra në sy është një komentet nga e ëma e këngëtares.

Vera Ora duket se e ndien mungesën e së bijës dhe me humor i ka shkruar në gjuhën shqipe që të kthehet tashmë dhe të bëhet çika e shtëpisë.

Vera e ka shoqëruar komentin me një emoji që qesh me lotë, ndërsa duket se në njëfarë mënyre po e qorton të bijën me humor që ka ardhur koha të mblidhet në shtëpi.

Rita nuk ka reaguar ndaj komentit, por të shumtë janë miqtë dhe fansat shqiptarë të këngëtares që kanë komentuar dhe kanë qeshur me fjalët e Verës për të bijën.

https://www.instagram.com/p/B9FLgv6Ftb8/

Rita

Link: https://www.instagram.com/p/B9FLgv6Ftb8/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8rj1yDD3-_/