Home ShowBiz Noah një muajsh, Fatma poston foton me të bukur të të birit pranë tortës
Noah një muajsh, Fatma poston foton me të bukur të të birit pranë tortës
0

Noah një muajsh, Fatma poston foton me të bukur të të birit pranë tortës

0
0

Fatma dhe Alfio u bënë prindër të një djali një muaj më parë me ardhjen në jetë të Noah.

Vogëlushi sapo bëri një muajsh dhe prindërit kanë menduar ti organizojnë një festë të vogël.

Moderatorja ka postuar në instagram një foto të të birit pranë tortës së veçantë përgatitur për një mujorin e tij.

Torta ka një palë konversa në ngjyrë bojëqielli, ndërsa është në formën e një smoking në bojëqiell dhe të bardhë.

Sipër shkruhet “burrë i vogël”, ndërsa moderatorja shkruan krahas fotos: “Noah i vogël që na mësoi dashurinë e madhe. Një muaj pa gjumë, por me shumë dashuri”

Vogëlushi ka marrë me qindra urime nga miq të çiftit dhe të afërm të çiftit.

Alfio dhe Fatma pritet të rikthehen shumë shpejt në ekran në një projekt të përbashkët të cilin do ta nisin gjatë sezonit të verës.

https://www.instagram.com/p/B9HhKxtBEkV/

Link: https://www.instagram.com/p/B9HhKxtBEkV/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B73ktUxBGMn/