Home ShowBiz Kur Renee ishte një vjeç, Roberti poston videon e rallë të së bijës
Kur Renee ishte një vjeç, Roberti poston videon e rallë të së bijës
0

Kur Renee ishte një vjeç, Roberti poston videon e rallë të së bijës

0
0

Këngëtari Robert Berisha është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë pas deklaratave të modeles Jessica Kadiu e cila pranoi se ishte në një lidhje me këngëtarin.

Ai nuk reagoi aspak ndaj këtyre deklaratave dhe në rrjetet sociale e shohim të postojë foto e video të ndryshme lidhur me aktivitetet e tij artistike apo me të bijën Renee.

Roberti është rikthyer pas në kohë kur vogëlushja ishte vetëm një vjeç dhe ka postuar një video shumë të veçantë.

Renee është në dysheme dhe po lëviz këmba dorazi duke buzëqeshur e lumtur.

“Reneja e vogël”, shkruan Roberti duke treguar se vogëlushja në këtë video është vetëm në vjeç.

Pas ndarjes së prindërve Renee është duke jetuar me të ëmën këngëtaren Nora Istrefi.

Megjithatë Roberti ka treguar në një intervistë se ai kalon shumë kohë pranë të bijës, pasi edhe shtëpia e tij është shumë afër shtëpisë së Norës.

Ata madje edhe në pushimet dimërore këtë vit ishin bashkë duke kaluar kohë me vogëlushen.

https://www.instagram.com/p/B9P2h1Pnuuk/

Link: https://www.instagram.com/p/B9P2h1Pnuuk/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BizCM-vlzwx/