Home ShowBiz Luana na prezanton me studion gjigande të “Take me out Albania”, mbetëm pa fjalë
Luana na prezanton me studion gjigande të “Take me out Albania”, mbetëm pa fjalë
0

Luana na prezanton me studion gjigande të “Take me out Albania”, mbetëm pa fjalë

0
0

Moderatorja Luana Vjollca pritet të nisë shumë shpejt një tjetër format të suksesshëm që ka në fokus çiftet.

Ajo na ka treguar përmes disa videove në instagram skenën gjigande ku pritet të zhvillohet spektakli.

Luana ka parë më nga afër punimet dhe mund të themi se skena është madhështore e denjë për një spektakël të përmasave të “Take me out”.

Moderatorja nuk e ka zbuluar se kur do të nisë spektakli, por ka thënë se aktualisht janë ende në fazën përzgjedhëse, ndërsa ka ftuar të gjithë që të aplikojnë për të qënë pjesë e programit.

Luana sapo ka përfunduar me sukses sezonin e “Shiko kush luan” , një spektakël që theu çdo rekord shikueshmërie dhe tashmë është duke punuar fort për formatin më të suksesshëm për takime i cili ka thyer rekorde në vendet ku është realizuar.

Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3z-_n4HWgR/