Home ShowBiz Të dashuruar si dikur, Stresi sapo na tregoi si ja ka shënuar emrin Kejsit në telefon
Të dashuruar si dikur, Stresi sapo na tregoi si ja ka shënuar emrin Kejsit në telefon
0

Të dashuruar si dikur, Stresi sapo na tregoi si ja ka shënuar emrin Kejsit në telefon

0
0

Reperi Stresi dhe Kejsi duket se janë rikthyer sërish bashkë dhe po njësoj të dashuruar si dikur.

Stresi ka postuar në instagram një foto të ekranit të telefonit, ndërsa ka qenë duke folur me Kejsin, një bisedë që ka zgjatur mbi një orë.

Në këtë postim shihet foto e Kejsit dhe gjithashtu mënyra se si e ka shënuar ai emrin e saj.

“My fav”, ose “E preferuara ime” e quan reperi partneren, ndërsa krahas fotos shkruan: “Tag kush ka fillu me fol si dikur”, duke na lënë të kuptojmë se ata të dy e kanë rregulluar marrëdhënien e tyre dhe tashmë janë siç kanë qenë dikur.

Kujtojmë se Stresi i ftuar në “Klanifornia”, i kërkoi publikisht të falur Kejsit kur u pyet nga Marina se për çfarë do ti thoshte asaj“Më fal”.

Stresi nuk dha arsye, por u përgjigj se Kejsit do të donte ti thoshte thjesht “Më fal”.

Reperi është duke punuar aktualisht për këngën e tij të re “Loco”, një produkt muzikor që pritet të publikohet në 14 mars.

Kejsi, Stresi

Link: https://www.instagram.com/stresi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Btyqy2vAtQ3/