Home ShowBiz Ermali surprizon Amin për ditëlindje, zyra plot me tullumbaca e lule
Ermali surprizon Amin për ditëlindje, zyra plot me tullumbaca e lule
0

Ermali surprizon Amin për ditëlindje, zyra plot me tullumbaca e lule

0
0

Ami feston sot ditëlindjen dhe bashkëshorti i saj në ndihmë me stafin ka menduar ti bëjnë një super surprizë.

Ajo ka postuar në instagram një video me pamjen nga zyra ku në një faqe muri shkruhet më gërma në ngjyrë argjendi “Ajo është një yll”, për të vijuar më pas më një mori tullumbacash të bardhë me helium si dhe një tufë gjigande me lule mbi tavolinën e punës.

Vetë Ermali ka përzgjedhur dy foto të Amit mes tullumbacave dhe luleve për ti uruar asaj ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Ermali krahas fotove, duke bërë tag Amin.

Ami ka marrë gjithashtu qindra mesazhe urimi për ditëlindje nga miqtë dhe të afërmit e saj.

Kujtojmë se Amarda Toska feston sot 38 vjetorin e lindjes.

https://www.instagram.com/p/B9Wg7T8h67H/

Link: https://www.instagram.com/p/B9Wg7T8h67H/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8hqc_gpf1g/