Amarda Toska ka festuar ditën e djeshme 38 vjetorin e lindjes mes surprizave të bashkëshortit dhe stafit të saj.
Ajo ka postuar në instagram disa momente shumë të këndshme nga surpriza që pati për ditëlindje, ndërsa u shpreh se ndihet e bekuar mes stafit dhe familjes së saj.
Ami ka postuar gjithashtu edhe një foto me Sian e cila ka veshur një fustan të bardhë dhe luan me flluska sapuni me të ëmën.
Vogëlushja është rritur kaq shumë dhe duket një bukuroshe e vërtetë.
“Sia dashuria, ditëlindja ime”, shkruan Ami krahas fotos me të bijën ku duken kaq bukur nën shoqërinë e njëra tjetrës.
Vogëlushja është fëmija i dytë i çifitit të cilët kanë edhe një djalë më të madh.
Sia erdhi në jetë në tetor të 2017 dhe tashmë dy vjeç e gjysmë është bërë një zonjushë shumë e këndshme.
Link: https://www.instagram.com/amardatoska/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bzibb1XJRUl/