Home ShowBiz Dhurata më e bukur për ditëlindje, këngëtarja shqiptare zbulon shtatëzaninë
Dhurata më e bukur për ditëlindje, këngëtarja shqiptare zbulon shtatëzaninë
0

Dhurata më e bukur për ditëlindje, këngëtarja shqiptare zbulon shtatëzaninë

0
0

Këngëtarja Ryva Kajtazi ka zbuluar se është shtatëzanë në pritje të fëmijës së dytë.

Ajo ka zgjedhur ditën e saj të lindjes për të dhënë këtë lajm të bukur ndërsa ka postuar edhe dy foto me barkun e rrumbullakosur.

Krahas fotove Ryva ka shkruajtur mesazhin më të bukur për bebin që është duke ardhur në jetë.

“Gëzimi i një nëne fillon kur një jetë e re i lulëzon nga brenda.., kur një rrahje e vogël e zemrës dëgjohet për herë të parë dhe i kujton që nuk është kurrë vetëm. Dhurata më e shtrenjtë për mua në këtë ditëlindje je Ti, pritja ime e ëmbël”

Këngëtarja është në muajin e shtatë të shtatëzanisë dhe thuhet se është në pritje të një djali.

Ryva është bërë nënë e një vajze tre vite më parë dhe tashmë është shtatëzanë me fëmijën e dytë.

https://www.instagram.com/p/B9geEtkluWa/

Link: https://www.instagram.com/p/B9geEtkluWa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B81xxafFJDV/