Dil nga marketi pa paguar? Amazon po i “çmend” të gjithë me teknologjinë e re
Gjigandi Amazon po heq dorë nga kasierët dhe të paguarit cash apo me kartë në dyqanet e saj pas blerjes së një produkti.
Përmes një teknologjie avangardë, klientit do ti duhet vetëm të shkarkojë në telefonin e tij një aplikacion, të bëjë check in në hyrje të marketit, të marri produktet që dëshiron dhe më pas në dalje mjaft të kalosh telefonin në një prej barrierave për të bërë check out.
Me pak fjalë nuk është e nevojshme të dalësh me lekë, apo me karta nga shtëpia, mjafton vetëm telefoni dhe mund të bësh blerjet që do në të gjitha dyqanet Amazon.
Kjo teknologji quhet “Just walk out”, “Thjesht dil jashtë”, pasi nënkupton që hyn dhe del pa kaluar në kasë dhe pa paguar brenda marketit.
Kamerat në tavan dhe sensorët nëpër rafte do të rregjistrojnë se çfarë je duke paketuar dhe sistemi nuk funksionon përmes njohjes se fytyrës, por njerëzit perceptohen nga sistemi si objekte 3D.
Në momentin që klienti del duke bërë check out me telefon, shuma e produktit debitohet automatikisht.
Nëse klienti dëshiron një faturë për produktet e blera mjafton të lërë adresën e emalit në dyqan dhe menjëherë pas pagesës do të marrë me email faturën.
Amazon ndërkaq do të marrë përsipër realizimin e infrastrukturës edhe për konkurentët e saj, por nuk është e bindur nëse kompani si Walmart do ti përgjigjen kësaj teknologjie të re, megjithatë menaxheri përgjegjës i Amazon Dilip Kumar tha për agjencinë e lajmeve Reuters se ka shumë gjasa që kjo teknologji të pranohet edhe nga kompanitë e tjera.
Burimi i lajmit: https://www.spiegel.de/netzwelt/apps/amazon-verkauft-haendlern-seine-technik-fuers-kassiererlose-shoppen-a-d9535f20-448b-4e40-8ff6-811d30509f3d
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/woman-standing-beside-store-shelf-3037550/