Home ShowBiz “Askujt nuk i dhemb më shumë se mua”, Enca ju mbyll gojën ndjekësve pasi e pyesin për fotot e lumtura në instagram
“Askujt nuk i dhemb më shumë se mua”, Enca ju mbyll gojën ndjekësve pasi e pyesin për fotot e lumtura në instagram
0

“Askujt nuk i dhemb më shumë se mua”, Enca ju mbyll gojën ndjekësve pasi e pyesin për fotot e lumtura në instagram

0
0

Këngëtarja Enca Haxhia pak kohë më parë humbi të atin dhe pas njëfarë kohe u rikthye sërish në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së djeshme ajo ka vendosur të realizojë një seancë me pyetje përgjigje për fansat, ku ka vendosur ti përgjigjet disa pyetjeve nga ndjekësit e saj.

Një prej ndjekësve e pyet këngëtaren nëse është në gjendje që pas humbjes së njeriut të shtrenjtë të postojë foto të lumtura në instagram dhe Enca ka vendosur të përgjigjet njëherë e mirë lidhur me këtë temë

Ajo ka sqaruar se kjo është hera e parë dhe e fundit që flet për këtë temë dhe se askush nuk e di se si i përjeton ajo dhe familja e saj gjërat përtej instagramit.

“Askujt nuk i dhemb më shumë se mua dhe gjërat që janë me vlerë për mua s’do i trajtoja kurrë si tema instagrami”, shkruan ndër të tjera këngëtarja në përgjigjen kundrejt ndjekësit.

Këngëtarja ka sqaruar gjithashut se instagrami nuk është jeta e saj dhe se aty ajo preferon të postojë vetëm gjërat e bukura artistike.

Ajo ka vlerësuar gjithashtu gjithë dashurinë dhe ngushëllimet që ka marrë, ndërsa ka vendosur që të injorojë gjithë gjërat negative.

enca gjendja

encaaa

Link: https://www.instagram.com/enca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8_v9TZHUMM/