Home ShowBiz Aktorja bën komentin e papërshtatshëm për Coronavirus, i gjithë rrjeti shpërthen kundër saj
Aktorja bën komentin e papërshtatshëm për Coronavirus, i gjithë rrjeti shpërthen kundër saj
0

Aktorja bën komentin e papërshtatshëm për Coronavirus, i gjithë rrjeti shpërthen kundër saj

0
0

Aktorja e njohur Vanessa Hudgens gjatë një video të saj live ka folur për situatën e krijuar nga Coronavirus dhe shumë njerëz e kanë akuzuar për pandjeshmëri.
Gjatë videos ajo u shpreh në një mënyrë që nuk ishte aspak shpresëdhënëse në një situatë të tillë ndërsa tha se nëse infektohemi të gjithë, njerëz do të vdesin, gjë që është e tmerrshme, por e paevitueshme.
Kaq ka mjaftuar që njerëzit të shpërthejnë kundër saj, duke e konsideruar totalisht të pandjeshme, aq sa aktorja ka reaguar sot përmes një videoje të shpërndarë në instagram.
Në këtë video ajo kërkon të falur nëse me fjalët e saj ka fyer dikë, ndërsa thotë se fjalët e saj janë nxjerrë jashtë kontekstit.
Aktorja e pranoi se fjalët e saj ishin të pandjeshme përballë një situate të tillë, ndërsa ju kërkoi falje të gjithë atyre që mund ti këtë fyer.
Në fund të mesazhit ajo ju bën thirrje të gjithëve që të qëndrojë në shtëpi dhe të tregohen të kujdesshëm për ta kaluar sa më shpejt këtë situatë.

Link: https://www.instagram.com/vanessahudgens/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8zmHmiBIMf/