Home ShowBiz Më në fund erdhi… “Pa panik”, një super këngë
Më në fund erdhi… “Pa panik”, një super këngë
0

Më në fund erdhi… “Pa panik”, një super këngë

0
0

Luana Vjollca sapo ka publikuar këngën e saj të re “Pa panik”, të cilën e kishte lajmëruar prej kohësh në instagramin e saj.

Kënga ka një ritëm shumë të veçantë dhe premton të kthehesh shumë shpejt në një hit.

Këngëtarja shfaqet në këtë klip në një pjesë të madhe të videos brune, ashtu siç e kemi parë së fundmi në disa foto të shpërndara në instagram.

Luana ka eksperimentuar në stilin rap dhe duket se i shkon jashtë mase ky stil.

“Pa panik”, shoqërohet gjithashtu edhe me një klip mjaft interesant realizuar me telefon ashtu, ndërsa në fund Luana ka sjellë edhe pak nga prapaskenat e realizimit të klipit.

Kënga pritet të shndërrohet shumë shpejt në hitin e këtij sezoni, pasi në vetëm pak minuta nga publikimi është parë dhe klikuar nga shumë fansa të këngëtares.

Ndërkaq për ata që ende nuk e kanë dëgjuar, ju ftojmë të mos ta humbisni sepse është një këngë që ja vlen të dëgjohet.

https://www.youtube.com/watch?v=4uszTZCIouU

Link: https://www.youtube.com/watch?v=4uszTZCIouU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9zn8NFnaZ6/