Home Aktualitet Ministrja e Arsimit tregon planin për rikthimin në shkolla, ja çfarë do të ndodhë pas 23 marsit
Ministrja e Arsimit tregon planin për rikthimin në shkolla, ja çfarë do të ndodhë pas 23 marsit
0

Ministrja e Arsimit tregon planin për rikthimin në shkolla, ja çfarë do të ndodhë pas 23 marsit

0
0

Ministria e Arsimit Besa Shahini përmes një videoje të shpërndarë në instagram ka njoftuar të gjithë nxënësit dhe mësuesit lidhur me vijueshmërinë e procesit mësimor.
Ajo tha se ende nuk është marrë një vendim se çfarë do të bëhet pas datës 23 mars, por në rast shtyrjeje të afatit, procesi mësimor do të vijojë si tani nga shtëpia.
Shahini i është përgjigjur gjithashtu edhe disa pyetjeve lidhur me vlerësimin e nxënësve.
Ajo tha se kur nxënësit të rikthehen në shkolla po vlerësohet mundësia që të bëhet një përsëritje e thjeshtë, ndërsa nënvizoi se Ministria është duke përgatitur një udhëzim në lidhje me vlerësimin nëse jemi të detyruar ta shtyjmë mësimin nga shtëpia përtej datës 23 mars.
Nëse ky vendim merret Shahini tha se do ti orientojmë mësuesit drejt një vlerësimi që do të bëhet përmes rrjeteve sociale.
Lidhur me mënyrën se si do të veprohet në këtë rast, Ministrja nënvizoi se do t’ju informojmë në vijimësi, kur të vendoset se çfarë do të bëhet me procesin mësimor.

https://www.instagram.com/p/B92IpFqnCGo/

Link: https://www.instagram.com/p/B92IpFqnCGo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9g_Z4LHDjr/