Home Aktualitet Rudina dhe Marku dyshimet për Coronavirus, “Na shkoi temperatura 40..”
Rudina dhe Marku dyshimet për Coronavirus, “Na shkoi temperatura 40..”
0

Rudina dhe Marku dyshimet për Coronavirus, “Na shkoi temperatura 40..”

0
0

Rudina Dembacaj ka treguar gjatë një lidhje me skype në “Shqipëria live” se ajo dhe Marku mund ta kenë kaluar Coronavirusin.

Aktorja tregoi se Marku ka takuar pacientin 0 dhe i dha dorën gjatë një varrimi, më pas ai kishte temperaturë dhe dhimbje të forta trupi.

Menjëherë më pas edhe vetë Rudina pati temperaturë të lartë, por mendoi se mund ti ishin infektuar bajamet.

Tashmë prej 3 ditësh ata nuk kanë më temperaturë dhe ndihen më mirë dhe mendojnë se mund ta kenë kaluar tashmë sëmundjen.

Rudina thotë se që nga koha që Marku ka takuar pacientin 0 në varrim kanë kaluar më shumë se 14 ditë, por ata vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar në shtëpi së bashku me prindërit dhe fëmijët e Markut të cilët fatmirësisht nuk kanë patur simptoma.

Aktorja tregon se tashmë është shumë mirë si ajo dhe Marku i cili ka dalë gjithashtu në lidhje direkte për të treguar që është në gjendje të mirë shëndetësore .

Ajo tha gjithashtu se gjatë ditëve që ishte sëmurë ka telefonuar 127, ndërsa thotë se doktoresha i ka thënë të vetëizolohet pasi ishte e pamundur të vinin ti bënin tamponin.

https://www.youtube.com/watch?v=7Xd5HJ-B7K0

Link: https://www.youtube.com/watch?v=7Xd5HJ-B7K0

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6_eVKpntf_/