Home ShowBiz Stresi i vetëizoluar në Greqi, thirrje shqiptarëve “Mos dilni, lereni mënjanë egon”
Stresi i vetëizoluar në Greqi, thirrje shqiptarëve “Mos dilni, lereni mënjanë egon”
0

Stresi i vetëizoluar në Greqi, thirrje shqiptarëve “Mos dilni, lereni mënjanë egon”

0
0

Reperi Stresi ndodhet aktualisht në Greqi ku është vetëizoluar së bashku me djemtë e grupit të tij.

Ai kishte udhëtuar pak para se situata të agravonte dhe gjatë një interviste për “Shqipëria live”, Stresi thotë se në Greqi ende nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe se njerëzit lëvizin normalisht.

Ai tha se do të qëndrojë në Greqi deri sa të normalizohet situata në Shqipëri, ndërsa ju bëri një thirrje të gjithë shqiptarëve.

Gjatë lidhjes direkte në emision Stresi ju ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ta lënë mënjanë egon dhe të mos ta neglizhojnë këtë epidemi.

Ai ka bërë thirrje gjithashtu që të respektohen rregullat që ka vendosur shteti për t’ja dalë mbanë kësaj situate.

https://www.youtube.com/watch?v=39C79-8lba4

Link: https://www.youtube.com/watch?v=39C79-8lba4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9xIyllJdve/