Home Aktualitet Italia ja kalon dhe Kinës, rekord vdekjesh nga Coronavirus
Italia ja kalon dhe Kinës, rekord vdekjesh nga Coronavirus
0

Italia ja kalon dhe Kinës, rekord vdekjesh nga Coronavirus

0
0

Italia ka kapërcyer çdo rekord duke tejkaluar edhe Kinën vendi ku shpërtheu virusi për nga numri i vdekjeve.
Vetëm gjatë 24 orëvë të fundit kanë ndërruar jetë 427 persona duke e çuar numrin e të vdekurve në 3405, përkundrejt 3245 vdekje të rregjistruara në Kinë.
Në shtetin fqinj rezultojnë në total 41035 raste me një trend në rritje rastesh të reja.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 5 mijë raste të reja duke e bërë situatën alarmante.
Në Bergamo disa foto tronditëse tregonin se si kamionët e ushtrisë po merrnin trupat, pasi nuk kishte më vende ku të varroseshin.
Në shtetin fqinj gjithça është paralizuar prej kohësh dhe e gjithë Italia prej mëse një jave është shpallur zonë e kuqe.
Kryeministri Rama, ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një foto ku shihet harta e shpërndarjes së COVID-19, ku Italia është në vend të dytë për nga numri i të prekurve pas Kinës, por në vend të parë për numrin e të vdekurve.

edi

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/scientist-in-laboratory-3735766/