Home Aktualitet E trishtë! Ndahet nga jeta bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar
E trishtë! Ndahet nga jeta bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar
0

E trishtë! Ndahet nga jeta bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar

0
0

Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi, anëtar i grupit të famshëm ilirët ka humbur bashkëshorten.

Njoftimin e ka dhënë vetë këngëtari në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa shkruan se bashkëshortja e tij Shpresa, nëna e dy djemve të tij u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Këngëtari ka shtuar gjithashtu se në këtë periudhë të vështirë prej Coronavirusit nuk dëshirojnë që të rrezikojnë jetën e askujt, kështu që mirëpresin ngushëllime përmes faqes së Facebook.

“Ju lutem duajeni njëri tjetrin dhe kujdesuni për njëri tjetrin, shëndet”, përfundon mesazhin e tij këngëtari të cilin e shoqëron edhe me një foto të bashkëshortes së ndjerë.

Ai ka marrë dhjetra ngushëllime nga miq dhe kolegë, të cilët kanë vendosur ta mbështesin në këtë mënyrë në këto ditë të vështira.

Shemsi Krasniqi

Shemsi

Link: https://www.facebook.com/krasniqishemsii