Home Aktualitet Këngëtari i njohur operistik preket nga Coronavirus, ja gjendja e tij
Këngëtari i njohur operistik preket nga Coronavirus, ja gjendja e tij
0

Këngëtari i njohur operistik preket nga Coronavirus, ja gjendja e tij

0
0

Këngëtari i njohur spanjoll Placido Domingo ka njoftuar fansat e tij përmes llogarisë në Facebook se rezulton i prekur nga COVID-19.
Ai tha se disa ditë më parë kishte kollë dhe temperaturë, çka e bëri që ti nënështrohej testit që fatkeqësisht doli pozitiv.
Këngëtari thotë se ai dhe familja e tij janë në vetëizolim në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa i bën thirrje të gjithëve që të tregojnë kujdes, të mos të dalin nga shtëpitë dhe të lajnë sa më shpesh duart.
“Së bashku mund ta luftojmë këtë virus dhe të ndalojmë krizën që po kalon bota, me shpresën që ti kthehemi shumë shpejt jetës normale. Ju lutem ndiqni këshillat dhe udhëzimet e qeverisë jo vetëm për vetën por për të gjithë komunitetin”, shkruan këngëtari.
Kujtojmë se në Spanjë numri i të prekurve është rritur ndjeshëm ditët e fundit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4321 raste të reja si dhe 434 vdekje.

placido domingo

Link: https://www.facebook.com/PlacidoDomingo/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-test-tubes-3735747/