Home ShowBiz Plotësisht e zhveshur, Bebe Rexha ka një lutje për të gjithë
Plotësisht e zhveshur, Bebe Rexha ka një lutje për të gjithë
0

Plotësisht e zhveshur, Bebe Rexha ka një lutje për të gjithë

0
0

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka vendosur të japë një mesazh lidhur me virusin që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Për të tërhequr edhe më shumë vëmendjen ajo ka pozuar totalisht e zhveshur ndërsa mban përpara një mesazh lidhur me Coronavirus.

Në tabelën e saj shkruhet: “Unë qëndroj në shtëpi, për gjyshen time, miqtë e mi, familjen dhe fansat e mi”.

Krahas fotos Bebe shkruan gjithashtu se është totalisht e zhveshur dhe tani që e tërhoqi vëmendjen e njerëzve po ju kërkon që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa falënderon mikeshat e saj që e sfiduan për të dhënë këtë mesazh.

Këngëtarja ndërkaq ka nominuar disa artistë dhe miq të tjerë për t’ju bashkuar nismës dhe për t’ju bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

https://www.instagram.com/p/B-DE82PFfrO/

Link: https://www.instagram.com/p/B-DE82PFfrO/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1MQKihFZLt/