Home Aktualitet I prekur nga Coronavirus, ndahet nga jeta muzikanti i njohur
I prekur nga Coronavirus, ndahet nga jeta muzikanti i njohur
0

I prekur nga Coronavirus, ndahet nga jeta muzikanti i njohur

0
0

Muzikanti i njohur kamerunas Manu Dibango i konsideruar si ylli i Jazzit në Afrikë e më gjerë ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçar

Ai ishte shtruar së fundmi në një spital në Paris ku ishte konfirmuar me Coronavirus.

Njoftimi për largimin e tij nga jeta u publikua në faqen e tij në Facebook, ku njoftohej gjithashtu se ceremonia e varrimit do të mbahetë në privatësi të plotë, ndërsa në një moment më të përshtatshëm do të mbahet një ceremoni përkujtimore.

Dibango lindi në 1933 në Douala, Kamerunit.

Studimet e mesme ai i kreu në Francë, ndërsa më pas filloi të mësojë si të luajë instrumentat, fillimisht pianon e më pas saksofonin me të cilin u bë i famshëm në të gjithë botën.

Karrierën e tij e ka nisur që në vitet 50 dhe muzika e tij shërbeu si frymëzim për yjet e muzikës pop të cilët u rritën në tingujt e saksofonit të tij .

MAnu Dibango

Link: https://www.facebook.com/ManuDibangoOfficiel/