Home Aktualitet E vërteta mbi Fake News – si mund të ruheni ju lexuesit nga Fake News – Acromax Media sqaron
E vërteta mbi Fake News – si mund të ruheni ju lexuesit nga Fake News – Acromax Media sqaron
0

E vërteta mbi Fake News – si mund të ruheni ju lexuesit nga Fake News – Acromax Media sqaron

0
0

Me qindra tituj të lajmeve të rreme kanë orientuar publikun drejt sjelljeve dhe mendimeve të gabuara, të pa vërteta dhe shpeshherë të dëmshme për vet shoqërinë. Së fundmi në emisionin Wakeup në Top Channel është trajtuar pikërisht kjo temë tashmë e nxehtë dhe me impakt të madh në publikun e gjerë.
“Shqiptarët janë immun ndaj Coronavirusit” ishte nje prej mesazheve më skandaloz të publikuar në portalin Exit.al që ka ndikuar sjelljen e shumë individeve të mos marrin masa për tu mbrojtur nga virusi vdekjeprurës. Me tej Fake newsi nga media anonime ka influencuar panik në shoqërinë tonë edhe në rastin e Tërmetit me thirrje të pa qena për paralajmërim tërmetesh, dukuri e cila vet shkenca e sizmiologjisë nuk e pranon dhe pikërisht në këtë vazhdë lajmesh të rreme është përdorur edhe vet mbrojtja e të drejtave autoriale të videove të një televizioni kombëtar si mjet për të akuzuar për censurë edhe kur portalet me gazetari jo profesionale nuk citojnë burimin e materialit të marrë sipas rregullave të gazetarisë, nuk hapin dialog dhe në fund fshihen pas termit censurë.

Është e vetkuptueshme se serioziteti i një portali do të varet gjithnjë nga niveli i gazetarisë që serviret në artikujt e tij.
Në vendet e zhvilluara si Gjermania ekzistojnë procese për rregullimin e kësaj dukurie, prandaj edhe mediat gjermane nuk ndikohen në masë dhe nuk marrin për bazë media të tjera pa kontrolluar faktet një e nga një.

Çfarë mund të bëni ju si lexues që te ruheni nga lajmet e rreme?

Një portal që shkruan vazhdimisht artikuj nuk është serioz dhe i besueshëm vetëm se shkruan vazhdimisht artikuj, baza kryesore për vlerësimin e seriozitetit të një portali është pasja e të dhënave publike të personave që e drejtojnë, të personave që janë vendimmarrës në lidhje me aktivitetin e tyre që do të thotë pasja e një tabele publike të drejtorit të entitetit, kryeredaktorit, selisë së shoqërise, Nipt dhe adresën zyrtare siç është i regjistruar. Pa këto informacione mos e merrni për bazë keto faqe për tu informuar.
Emisionin me trajtimin e plotë të temës mund ta ndiqni këtu:

https://www.youtube.com/watch?v=d9BBxZh6UtM

Link: https://www.youtube.com/watch?v=d9BBxZh6UtM