Home Aktualitet COVID-19, një tjetër qytet i shtohet hartës, shkon në 146 numri i të prekurve në vend
COVID-19, një tjetër qytet i shtohet hartës, shkon në 146 numri i të prekurve në vend
0

COVID-19, një tjetër qytet i shtohet hartës, shkon në 146 numri i të prekurve në vend

0
0

Shkon në 146 numri i të prekurve me Coronavirus në Shqipëri.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga 111 teste të kryera janë rregjistruar 23 raste të reja.
Zv ministria e Shëndetësisë Mira Rakacolli në komunikimin zyrtar për mediat njoftoi se harta e të prekurve është shtuar edhe me qytetin e Krujës ku është rregjistruar rasti i parë me COVID-19.
Aktualisht ndodhen të shtruar në spitalin infektiv 72 persona, 4 në terapi intensive, ndërsa tre të tjerë të intubuar në gjendje më të rëndë.
Numri më i madh i të prekurve vazhdon të jetë në Tiranë ku aktualisht numërohen 83 të prekur, ndërkohë që harta është zgjeruar edhe më tej në Fier dhe Korçë.
Instancat përkatëse kanë bërë edhe njëherë thirrje që të tregohet kujdes dhe të respektohen të gjitha masat e vendosura nga qeveria për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit.

https://www.youtube.com/watch?v=1AtJeAKwDNY

Link: https://www.youtube.com/watch?v=1AtJeAKwDNY