Home Aktualitet Tragjike! Infermierja e infektuar me COVID-19 i jep fund jetës
Tragjike! Infermierja e infektuar me COVID-19 i jep fund jetës
0

Tragjike! Infermierja e infektuar me COVID-19 i jep fund jetës

0
0

Një infermiere italiane i ka dhënë fund jetës pasi rezultoi e infektuar me COVID-19.

Mediat italiane raportojnë se 34 vjeçarja ka përjetuar stres prej situatës së krijuar dhe gjithashtu ishte e frikësuar se mund të kishte infektuar persona të tjerë.

Infermierja ishte operative në repartin e terapisë intensive në spitalin San Gerardo të Monzës një prej më të prekurve prej pandemisë .

Ky është rasti i dytë brenda pak javësh, pasi një tjetër infermiere i dha fund jetës pak kohë më parë në Venezia prej stresit të shkaktuar nga situata e rënduar nga COVID-19 në Itali.

Në Itali situata vazhdon të jetë dramatike ku numri i vdekjeve vazhdon të rritet.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar mbi 700 të vdekur si dhe mbi 5 mijë raste të reja me COVID-19.

Link: https://www.ilmessaggero.it/italia/infermiera_suicidio_monza_coronavirus_ospedale_san_gerardo_monza-5130353.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/