Këngëtarja e njohur Enca Haxhia për pak ju ka ngrirë zemrën fansave duke tentuar të presë vetë flokët e saj.
Në një video të postuar në instagram këngëtarja shfaqet me një gërshërë në dorë, të cilën e vendos tek flokët dhe thotë: “Meqë u mërzita në shtëpi, po pres flokët”.
Më pas ajo vendos dorën tek kamera për të mbuluar pamjen dhe shfaqet sërish me flokët e paprerë duke qeshur dhe duke shtuar se nuk do ti presë kurrë flokët.
Ajo i ka bërë fansat dhe miqtë e saj të qeshin me lot, ndërsa shumë prej tyre i thonë këngëtares se për një moment menduan se i preu vërtetë flokët.
Këngëtarja nga ana tjetër ka reaguar me humor ndaj komenteve të ndjekësve të saj.
https://www.instagram.com/p/B-PJ66aHMv_/Link: https://www.instagram.com/p/B-PJ66aHMv_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7RA1YxHo4h/