Home Aktualitet COVID-19, rëndohet bilanci i viktimave në vend, në total 223 të prekur
COVID-19, rëndohet bilanci i viktimave në vend, në total 223 të prekur
0

COVID-19, rëndohet bilanci i viktimave në vend, në total 223 të prekur

0
0

Ka shkuar në 223 numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 90 teste të realizuara janë rregjistruar 11 raste të reja.

Ndërkaq bëhet me dije se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe një 79 vjeçar i konfirmuar me COVID-19, i cili kishte 18 ditë i shtruar në spital.

I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit, por mësohet se ndërroi jetë nga një infarkt, duke e çuar në 11 numrin e viktimave prej Coronavirus në vend.

Aktualisht janë shëruar 44 persona, të cilët pas testeve kanë rezultuar negativ.

Numri më i lartë i të prekurve vazhdon të jetë në Tiranë ku janë evidentuar në total 124 raste, ndërkaq harta e të prekurve është zgjeruar edhe më tej me raste të reja në Fier, Korçë, Tropojë dhe Shkodër.

Link: https://shendetesia.gov.al/

 

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/

tags: