Home Aktualitet “Kalova dy netë pa gjumë nga dhimbjet”, biznesmeni shqiptar me Coronavirus
“Kalova dy netë pa gjumë nga dhimbjet”, biznesmeni shqiptar me Coronavirus
0

“Kalova dy netë pa gjumë nga dhimbjet”, biznesmeni shqiptar me Coronavirus

0
0

Biznesmeni i njohur Elton Iliriani ka rrëfyer gjatë emisionit të pasdites në “Top Channel” se është infektuar me Coronavirus.

Gjatë muajit shkurt ai ndodhej në Evropë dhe pasi shpërtheu virusi vendosi të largohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’ju larguar sëmundjes, por nuk e dinte që do të vinte në gojën e virusit thotë ai në një lidhje me skype.

Eltoni prej 14 ditësh ndodhet i izoluar në shtëpi dhe tregon se fillimisht nisi me një dhimbje të lehtë fyti, më pas me kollë, temperaturë të lartë e më pas dhimbje në të gjithë trupin.

Biznesmeni sqaron gjithashtu se për dy ditë rrjesht nuk ka fjetur gjumë nga dhimbjet.

Ai u bind që ishte infektuar pasi humbi sensin e nuhatjes dhe të shijes.

Megjithatë ai thotë se nuk arriti dot ta bënte testin, pasi në Amerikë sipas tij duhet të jesh shumë rëndë që të mund të testohesh.

Biznesmeni thotë se ka qenë në konktakt të vazhdueshëm me mjekët online, ndërsa aktualisht është në gjendje më të mirë shëndetësore.

https://www.youtube.com/watch?v=CpvpJRgbtZ4

Link: https://www.youtube.com/watch?v=CpvpJRgbtZ4

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/