Home Aktualitet Lutje në sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit, Papa Françesku lutet për fundin e pandemisë
Lutje në sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit, Papa Françesku lutet për fundin e pandemisë
0

Lutje në sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit, Papa Françesku lutet për fundin e pandemisë

0
0

Papa Françesku ka dhënë bekimin e veçantë “Urbi et Orbi” në kushtet kur e gjithë bota është gjunjëzuar përballë pandemisë së Coronavirus.

Mediat italiane njoftojnë se bekimi në fjalë jepet vetëm në Krishtlindje, Pashkë dhe pas zgjedhjes së një Pape dhe sheshi i Shën Pjetrit në raste të tilla është plot.

Këtë herë si kurrë më parë Papa Françesku e ka mbajtur lutjen në sheshin bosh ndërsa i ka bërë thirrje gjithë katolikëve të botës që ta ndjekin atë në lutje kudo që të jenë.

“I plotëfuqishmi Zot shikoje gjendjen tonë të dhimbshme, hapi zemrat tona kudrejt shpresës që ta ndiejmë mes nesh prezencën tënde prej ati”, kështu e nis lutjen e tij Papa Françesku, një lutje e rrallë për kombin italian dhe për gjithë botën që po lufton kundër pandemisë së Coronavirusit.

Ndërkaq kujtomë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetën prej Coronavirus 969 persona.

https://www.youtube.com/watch?v=mnzTIGpYxdA&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=mnzTIGpYxdA&feature=youtu.be

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-QA4liK0ZD/