Home Aktualitet Ky vit shkollor nuk do të digjet, ja si do të veprohet me maturantët
Ky vit shkollor nuk do të digjet, ja si do të veprohet me maturantët
0

Ky vit shkollor nuk do të digjet, ja si do të veprohet me maturantët

0
0

Në kushtet kur procesi mësimor është ndërprerë prej gati 4 javësh dhe nxënësit po e zhvillojnë mësimin online i vetmi shqetësim i tyre është se çfarë do të ndodhë me këtë vit.

Ministria e Arsimit Besa Shahini në një lidhje skype me “OraNews”, tha se nuk ekziston mundësia që ky vit mësimor të digjet, pasi mësimi po zhvillet normalisht online dhe nxënësit janë duke përforcuar konceptet bazë dhe gjithashtu janë duke mësuar koncepte të reja.

Ndërsa lidhur me provimet Shahini tha se ato do të mbahen si normalisht, por nëse deri në qershor kur janë provimet situata ende nuk është normalizuar ekziston edhe plani i shtyrjes.

Për maturantët nuk do të ketë asnjë problem pasi janë bërë marrëveshje me universitetit si brenda dhe jashtë vendit që të pranojnë aplikime me vonesë.

Ndërkaq lidhur me testimet, Shahini tha se në provime  do të hiqen temat nuk janë zhvilluar me qëllim që provimi të jetë sa më i drejtë për të gjithë.

https://www.youtube.com/watch?v=Ve2DAH4OMyM&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Ve2DAH4OMyM&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9g_Z4LHDjr/