Home Aktualitet “Qëllojini për vdekje këdo që shkel karantinën..”, Presidenti filipinas merr masa ekstreme
“Qëllojini për vdekje këdo që shkel karantinën..”, Presidenti filipinas merr masa ekstreme
0

“Qëllojini për vdekje këdo që shkel karantinën..”, Presidenti filipinas merr masa ekstreme

0
0

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka urdhëruar forcat e ushtrisë që të qëllojnë për vdekje këdo që shkel masat shtrënguese të vendosura prej pandemisë globale të Coronavirus.

Duterte tha në një intervistë se është shumë e rëndësishme që të respektohen të gjitha masat e marra për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.

“Do të bëhet më këq, prandaj duhet të më dëgjoni dhe ta merrni seriozisht, urdhërat e mia për ushtrinë dhe policinë, nëse ka trazira, dikush ju kundërvihet dhe jetët tuaja janë në rrezik, qëllojini ata për vdekje”, tha Presidenti.

Komentet e tij erdhën menjëherë pasi në media u raportua për trazira dhe rezistencë në një zonë të varfër në kryeqytet ku po protestohej për ndihmat ushqimore të qeverisë.

Në Filipine kanë humbur jetën deri tani 96 persona prej Coronavirus, ndërsa numërohen 2311 të infektuar.

Link: https://www.straitstimes.com/asia/se-asia/shoot-them-dead-duterte-says-he-wont-tolerate-violators-of-lockdown-against-coronavirus

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/city-group-people-police-270220/