Rama ndalon pagesën e qerave, ja kategoritë që përfitojnë
Bisnesi i vogël dhe familjarët e rregjistrur në punë, por që e kanë ndërprerë punën prej pandemisë globale nuk do të paguajnë qera.
Kryeministri Edi Rama përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook tha se kjo masë mbështetëse vlen edhe për studentët me qera.
Ndërsa lidhur me ata punonjës që punojnë të pasiguruar, Rama tha se ky është momenti i duhur për të denoncuar punëdhënësin e tyre.
Në rast se qeradhënësit nuk e zbatojnë këtë rregull dhe ju kërkojnë qeranë kategorive të lartpërmendura, atëherë do të gjobiten me 5 fishin e shumës së qerasë.
Kryeministri tha gjithashtu se për çdo rast presioni nga qeradhënësit, subjektet qeramarrëse mund të drejtohen në faqen online të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Link: https://www.facebook.com/edirama.al/
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/654347055385321/