Home ShowBiz Alketa rrëfen për herë të parë si u njoh me të shoqin, “Pasi pashë ata sytë blu…”
Alketa rrëfen për herë të parë si u njoh me të shoqin, “Pasi pashë ata sytë blu…”
0

Alketa rrëfen për herë të parë si u njoh me të shoqin, “Pasi pashë ata sytë blu…”

0
0

Alketa Vejsiu është një prej personazheve më aktiv në rrjetet sociale kur bëhet fjala për punë, por shumë e rezervuar lidhur me familjen e saj.

Asnjëherë nuk e mi parë të postojë një foto me të shoqin apo me fëmijët dhe madje flet shumë rallë thuajse fare për ta.

Megjithatë në një intervistë për një gazetë italiane, Alketa e pyetur nga gazetarja rrëfen se si u njoh me të shoqin shumë vite më parë.

“E kam njohur kur doja të bleja një shtëpi për prindërit e mi kur isha 20 vjeç. Në atë periudhë bëja dy punë për të patur garancinë për kredinë. Ai ishte ndërtuesi i pallatit që kisha zgjedhur për ta. Fiksova një takim me të, u ulëm dhe mbaj mend që në një moment hoqi syzet dhe pashë ata sy bojëqiell shumë të bukur. Për gati 9 muaj deri në pagesën e këstit të parë të kredisë nuk ndodhi asnjë gjë, por më pas lindi historia e jonë e mrekullueshme e dashurisë, historia e jetës time”, thotë Alketa gjatë kësaj interviste.

Moderatorja e ka postuar këtë intervistë në instagram dhe përveç njohjes me të shoqin ajo ka folur gjatë lidhur me karierën dhe pjesmarjen në Sanremo gjatë këtij viti.

Alketaaa

Link: https://www.instagram.com/p/B-hB9kvnZ7D/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8_5yaRHPaK/