Home ShowBiz Surprizë emocionuese për ditëlindje, Adelina publikon videon e veçantë nga shtëpia
Surprizë emocionuese për ditëlindje, Adelina publikon videon e veçantë nga shtëpia
0

Surprizë emocionuese për ditëlindje, Adelina publikon videon e veçantë nga shtëpia

0
0

Këngëtarja Adelina Tahiri feston sot 28 vjetorin e lindjes dhe pavarësisht se prej kohësh ajo është e izoluar në shtëpi, familjarët e saj kanë gjetur mundësinë për ta surprizuar.

Këngëtarja ka postuar në instagram një video nga shtëpia e saj e dekoruar për ditëlindje.

Në krye të dhomës shohim një dysh dhe një tetë gjigande, ndërsa e gjithë dhoma është zbuluar me shirita dhe lule të cilat i kanë dhënë asaj një atmosferë shumë të veçantë festive.

Këngëtarja ka postuar gjithashtu edhe një foto me tortën e ditëlindjes, ndërsa vetë shfaqet e veshur me të bardha.

“Edhe 100 për mua”, shkruan Adelina krahas fotos me tortën, ndërsa ka marrë shumë urime nga miq, kolegë dhe familjarë.

https://www.instagram.com/p/B-j_SnSloGT/

Link: https://www.instagram.com/p/B-j_SnSloGT/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3VIcRbFMYj/