Home Aktualitet Coronavirus i merr jetën stilit me famë botërore
Coronavirus i merr jetën stilit me famë botërore
0

Coronavirus i merr jetën stilit me famë botërore

0
0

Coronavirus i ka marrë jetën edhe një tjetër personazhi të njohur në shtetin fqinj.

Stilisti i famshëm Sergio Rossi ka humbur betejën me Coronavirus në moshën 84 vjeçare.

Ai ishte shtruar në spital javët e fundit dhe gjendja e tij shëndetësore nuk pati përmirësim pavarësisht kujdesit të mjekëve.

Sergio Rossi është një prej stilistëve më të njohur të këpucëve për femra që mbajnë markën me emrin e tij, e cila konsiderohet një prej markave më luksoze të këpucëve në botë.

Në faqen zyrtare të markës së njohur në instagram, është postuar një foto me disa këpucë dhe një falënderim për stilistin e famshëm.
Kjo foto është shoqëruar gjithashtu me një mesazh të ndjerë për punën dhe talentin e stilistit të famshëm.

https://www.instagram.com/p/B-hPwEKo0ug/

Link: https://www.instagram.com/p/B-hPwEKo0ug/

Burimi i lajmit: https://www.thejakartapost.com/life/2020/04/04/italian-luxury-shoemaker-sergio-rossi-dies-from-coronavirus.html