Vendi në izolim, Pipero: “Ja kur është fundi i Coronavirusit në Shqipëri”
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero gjatë një interviste me skype në emisionin “Zonë e lirë” në “TvKlan” ka sqaruar se nga java e tretë e prillit do të kemi një rënie graduale të rasteve me COVID-19.
Pipero ka theksuar gjithashtu se në vendin tonë kurba nuk pati majë të fortë dhe për pasojë bishti ose pjesa pas rëniës do të jetë pak më e gjatë se zakonisht.
Ai shtoi se kjo epidemi në vendin tonë mund të përfundojë plotësisht në rastin më të mirë në fund të muajit qershor.
Gjatë fjalës së tij Pipero shtoi gjithashtu se vera do të mund të shfrytëzohet nga qytetarët me ndonjë përjashtim të vogël nga pensionistët, megjithatë nuk mund të flitet asnjëherë me siguri, pasi ky është një virus që ende nuk njihet mirë nga ekspertët.
Link dhe Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=i2Ps1QY2wgg