Rama paralajmëron masa të reja ndërshkuese, urdhëron ushtrinë të…
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar në faqen e tij në Facebook masa të reja ndërshkimore edhe më të ashpra.
Ai ka postuar disa foto që i ka ardhur nga tregjet në Tiranë të cilat janë të mbushura plot me qytetarë të cilët nuk respektojnë distancën.
Me këtë rast kryeministri Rama ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë që të krijojnë urgjentish kordonët sanitarë të tregjeve dhe policia do të godasë shkelësit me masa të reja ndërshkimore.
Masat e reja ndërshkimore do të jenë ligj ditën e hënë thotë Kryeministri dhe për kokëshkretët që nuk respektojnë rregullat do të shkohet deri në heqje lirie.
“Nëse do të lehtësojmë me pikatore popullin e përgjegjshëm, kokëshketëve do t’ua bëjmë ferr këtë vijë të shtrembër sjelljeje që na fut në zjarrin e ferrit të gjithëve”, shkruan Rama në njoftimin e tij.
Kryeministri tha më herët se mund të konsiderohen disa lëshime javës që vjen, nëse situata është në favor të lëshimeve, megjithatë deri tani ende nuk ka asnjë ndryshim lidhur me orarin e lëvizjeve të qyetarëve.
Link dhe Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/