Home Aktualitet COVID-19, thellohet bilanci i të vdekurve, ndahet nga jeta një tjetër pacient
COVID-19, thellohet bilanci i të vdekurve, ndahet nga jeta një tjetër pacient
0

COVID-19, thellohet bilanci i të vdekurve, ndahet nga jeta një tjetër pacient

0
0

Shkon në 22 numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se pak më parë ka humbur jetën një 90 vjeçar.

Ai vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqërue si tromboemboli pulmonar, hipertensioni dhe diabeti, ndërsa rezultonte i prekur edhe nga COVID-19.

Pacienti ndodhej i shtruar në spital prej 5 ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së tij është tromboembolia pulmonare.

Ndërkaq deri tani janë rregjistruar 377 persona të prekur në të gjithë vendin. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 16 raste të reja.

Link: https://shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/