Arti në zi, reperja e njohur humb jetën në moshën 25 vjeçare
Reperja dhe njëkohësisht modelja e njohur Chynna Rogers ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në apartamentin e saj në Filadelfia.
Lajmin e hidhur e ka konfirmuar familja e saj, e cila nuk e ka treguar motivin e vdekjes së këngëtares 25 vjeçare.
Ajo e filloi karrierën fillimisht si modele në moshën 14 vjeçare, ndërsa disa vite më pas nisi karrierën muzikore me mbështetjen e themeluesit të A$ap Mode i cili i besoi talentit të Rogers.
E gjitha bota e Hip Hop ka mbetur pa fjalë nga vdekja e saj e papritur.
Miq dhe kolegë të saj janë shprehur të hidhëruar dhe pa fjalë për lajmin e hidhur të largimit të saj nga jeta.
https://www.instagram.com/p/B-DGiPnhUfw/Link: https://www.instagram.com/p/B-DGiPnhUfw/
Burimi i lajmit: https://news.sky.com/story/chynna-rogers-asap-mob-rapper-and-model-dies-aged-25-11971039