Home Aktualitet COVID-19, 416 të prekur në vend, 5 në gjendje të rëndë
COVID-19, 416 të prekur në vend, 5 në gjendje të rëndë
0

COVID-19, 416 të prekur në vend, 5 në gjendje të rëndë

0
0

Shkon në 416 numri i personave të prekur me COVID-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga testet e realizuara janë rregjistruar 7 raste të reja me Coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë në vijim të komunikimit të përditshëm bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 17 persona, duke e çuar në 182 numrin e personave të shëruar në vend.

Aktualisht në spitalin infektiv ndodhen të shtruar 50 persona, 6 në terapi intensive dhe një i intubuar, ndërsa në spitalin COVID 2, ndodhen 6 pacientë të shtruar, 4 prej të cilëve të intubuar.

Harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë me katër raste të reja dhe në Shkodër me tre.

Deri tani e kanë humbur betejën me COVID-19, 23 persona.

https://www.youtube.com/watch?v=OiCG8y-43kY

Link: https://www.youtube.com/watch?v=OiCG8y-43kY

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/