Home Aktualitet Lajm i mirë, zgjerohet orari i lëvizjes nga e hëna, ja kur do të nisin punën bizneset e mëdha
Lajm i mirë, zgjerohet orari i lëvizjes nga e hëna, ja kur do të nisin punën bizneset e mëdha
0

Lajm i mirë, zgjerohet orari i lëvizjes nga e hëna, ja kur do të nisin punën bizneset e mëdha

0
0

Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga e hëna e javës që vjen, orari i lëvizjes për pazare dhe shërbime të tjera do të zgjatet deri në orën 17:30 të pasdites.

Përmes një njoftimi në Facebook, Rama tha gjithashtu se brenda javës së ardhme nëse kurba e infeksionit do të qëndrojë në trendin aktual, do të zgjerohet mundësia e lëvizjes me automjet privat të atyre që punojnë në hapësirën e lejuar të aktivitetit ekonomik.

Gjithashtu javës që vjen do të miratohen në parlament risitë e kodit penal/rrugor për periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme të epidemisë.

Ndërsa lidhur me biznesin e madh, Rama tha se një pjesë e madhe e tyre mund të rikthehen në punë deri në fund të muajit maj dhe se paketa mund të rizgjerohet sipas dinamikës së nevojave të luftës në 10 ditëshin e fundit të majit.

Ramaa

rama2

Link dhe burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/