Home Aktualitet Rama jep udhëzimet për lëvizjen gjatë fundjavës, ja çfarë do të ndodhë
Rama jep udhëzimet për lëvizjen gjatë fundjavës, ja çfarë do të ndodhë
0

Rama jep udhëzimet për lëvizjen gjatë fundjavës, ja çfarë do të ndodhë

0
0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në faqen e tij në Facebook oraret e lëvizjes për fundjavën.

Edhe kjo fundjavë do të jetë njësoj si tre fundjavat e fundit.

Që nga ora 13 e ditës së nesërme e deri të hënën në orën 5 të mëngjesit, gjithçka do të jetë e mbyllur.

Në njoftimin e tij në Facebook, kryeministri tha se nesër është dita e fundit me fashën orare deri në orën 13:00 dhe se nga nesër në këtë orë e deri të hënën në mëngjes gjithçka do të jetë e mbyllur.

Duke nisur nga java që vjen edhe autorizimet për leje do të jenë 90 minutëshe.

“Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë”, shkruan Rama në njoftimin e tij.

Rama per te dielen

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9rbbAbgaP8/