Arti në zi, humb jetën aktorja e dashur për shqiptarët
Ka ndërruar jetë pasditen e djeshme aktorja me origjinë franceze Patricia Millardet.
63 vjeçarja është e njohur në Shqipëri për rolin e Silvia Kontit gjyqtares së famshme tek seriali i njohur italian “La piovra”.
Aktorja ka ndërruar jetë në një spital të Romës për shkak të një ataku në zemër.
Roli i gjyqtares që mori përsipër të hakmerrej për vrasjen e Komisar Katanit i dha shumë popullaritet aktores.
Vetë aktorja gjatë një interviste për “La Repubblica” vite më parë tha se personazhi i Silvias në këtë film i ka pëlqyer publikut pasi ishte e moralshme, e pastër dhe gjithë e gatshme.
Aktorja numëron një sërë rolesh si në kinema dhe në teatër.
Ajo e nisi karierën kinematografike gati 40 vite më parë, kur u shfaq për herë të parë në filmin “Koha e mollëve”.
https://www.instagram.com/p/BwC2G3ABd1b/Link: https://www.instagram.com/p/BwC2G3ABd1b/