Home ShowBiz Anwar i lyen Duas flokët në ngjyrë rozë, nuk do ta besoni rezultatin
Anwar i lyen Duas flokët në ngjyrë rozë, nuk do ta besoni rezultatin
0

Anwar i lyen Duas flokët në ngjyrë rozë, nuk do ta besoni rezultatin

0
0

Këngëtarja Dua Lipa i habiti jo pak fansat e saj kur vendosi ti lyente flokët në ngjyrë të verdhë.

Kjo jo vetëm për faktin se gjithmonë e kishim parë brune, por më tepër për mënyrën e lyerjes.

Këngëtarja vendosi që të bëhej gjysmë bionde, duke lyer vetëm sipërfaqen e flokëve, ndërsa brenda flokët vazhdonin të ishin të errët.

Këtë herë ajo ka vendosur të ndryshojë sërish duke i lyer flokët në ngjyrë rozë dhe për këtë e ka ndihmuar Anwar.

Partneri i këngëtares shihet me furçë në dorë teksa vendos të lyejë flokët e këngëtares.

Rezultati në fund është për t’u duartrokitur, Anwar ja ka dalë mbanë që ti lyejë me sukses flokët e Duas.

Ajo madje duket shumë e këndshme me lookun e ri.

https://www.instagram.com/p/B_C6hy1B_Pt/

Link: https://www.instagram.com/p/B_C6hy1B_Pt/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9FS6OZhFp2/